Maqedoni

Gruevski mbetet pa rrogë, kalon Ligji i ndryshuar për pagat e deputetëve

30.01.2019 18:55

53 deputetë votuan “PRO” ndryshimeve në Ligjin për pagat e deputetëve, me të cilin parashihet që deputetët ta humbasin të drejtën e pagës, nëse dënohen me burg më shumë se 6 muaj....

Asnjë deputet nuk doli kundër këtij ligji, vetëm kryeparlamentari, Talat Xhaferi, votoi i përmbajtur me arsyetimin se nuk është i bindur në zgjidhjen ligjore, por ka qenë i detyruar të respektojë procedurat e Kuvendit.
 
Ndryshimi ligjor thotë: “Nëse deputeti është i dënuar me vendim të plotfuqishëm, me dënim më të madh se gjashtë muaj, e humb të drejtën për pagë, marrje tjera personale dhe kompensim të harxhimeve të rrugës”.
 
Propozues ishin Rexhail Ismaili, Rexhep Memedi Snezhana Kalleska - Vançeva, Goran Misovski, Muhamed Zeqiri dhe Sonja Mirakovska.