MAQEDONI
MPB, praktikon trajnime për zbulimin e emigrantëve
21.08.2014 17:07
Edhe përkundër masave të përforcuara të MPB-së, grupe të organizuara vazhdojnë të organizojnë transportin e emigrantëve të huaj...

Edhe përkundër masave të përforcuara të MPB-së, grupe të organizuara vazhdojnë të organizojnë transportin e emigrantëve të huaj, kryesisht nga vendet aziatike dhe afrikane.
Gjatë ditës së djeshme, sipas ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, janë zbuluar nëntë emigrantë, prej të cilëve tre nga Siria, në moshë prej 24 deri më 27 vjeç, të transportuar me automjet “Volvo”, i drejtuar nga një person i Shkupit dhe gjashtë emigrantë të zbuluar në automjetin “Opel Omega”, i drejtuar nga një 27 vjeçar nga Shkupi.
“Bëhet fjalë për veprën penale “Kontrabandë me emigrantë”, me ç’rast janë zbuluar tre persona nga Siria, me automjet “Opel Omega”, si dhe 6 emigrantë nga Afganistani. Kjo ngjarje ka ndodhë në rrugën Udovë-Vallandovë, ku policia ka dyshuar dhe ka ndaluar automjetet për kontroll”- deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Jankullovska, shprehu shqetësim edhe për sigurimin e kufirit shtetëror me Greqinë, me ç’rast tha se nuk ekziston bashkëpunimi i duhur me palën greke për sigurinë e kufirit shtetëror në të dyja anët.
Ndërkohë që të arrestuarve nga Gjykata iu shqiptua paraburgim në afat prej 30 ditësh.
FLUTURA LATIFI
