Xhaferi: Zgjedhje parlamentare pasi të sigurohet qeveri teknike

31.01.2019 11:20

Inciativa e VMRO-DPMNE-së për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare....

Inciativa e VMRO-DPMNE-së për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të vendoset në rend dite në Kuvend kur të jetë siguruar marrëveshje për Qeveri teknike 100 para zgjedhjeve.

Kështu ka deklaruar kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët. Xhaferi si konfirmim për këtë kërkon nënshkrimin e të paktën 61 deputetëve.

Kjo nënkupton se zgjedhje parlamentare nuk mund të ketë njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale sepse tashmë është shkelur afati 100 ditor.