Zgjedhjet presidenciale, BDI do të nxjerrë kandidat për president

31.01.2019 12:11

Bashkimi Demokratik për Integrim do të del me kandidat të vetin për president të shtetit....

Bashkimi Demokratik për Integrim do të del me kandidat të vetin për president të shtetit. Ky është vendimi i mbrëmshëm i kryesisë qëndrore të kësaj partie. 

Është vendosur po ashtu që në rast të arritjes së ndonjë marrëveshjeje eventuale me partitë shqiptare për një kandidat të përbashkët, këtë të drejtë ta ketë ekskluzivisht kreu i partisë  Ali Ahmeti.

BDI nuk heq dorë as nga ideja e një kandidati konsensual që  mund të del si rrjedhojë e ndonjë marrëveshjeje eventuale edhe me parterin e koalicionit, LSDM-në.