MAQEDONI

Pacientët që nuk paraqiten, të anulojnë terminin

21.08.2014 17:10

Të gjithë pacientët që nuk kanë mundësi të paraqiten për kontrolle, duhet ta anulojnë terminin...

Të gjithë pacientët që nuk kanë mundësi të paraqiten për kontrolle, duhet ta anulojnë terminin, me qëllim që tu jepet hapësirë të tjerëve që kanë mundësi të vijnë për kontrolle, deklaroi Zhaklina Çagoroska nga Ministria e Shëndetësisë, e cila përcillte nga afër praktikën e “Terminit tim” në Spitalin “8 shtatori”.
 
“Sot kemi ardhur  për të vizituar Spitalin “8 shtatori”, këtu jemi për të dytën ditë radhazi, për të parë nga afër se si funksionon “Termini im”. Analizat tona tregojnë se 20 % e pacientëve nuk vijnë për kontrolle, ne nëpër media kemi informuar se si duhet ta anulojë pacienti terminin për kontrolle që e ka caktuar më herët dhe kjo u jep mundësi të tjerëve që të kontrollohen dhe nuk krijon pështjellim nëpër spitale. Gjithashtu  ne komunikojmë drejtpërdrejtë  me pacientët, mjekët dhe të gjithë ata që janë të kyçur në shëndetësi, për ide të reja dhe ndryshime që janë në të mire të të gjithëve”- deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Zhaklina Çagoroska.
 
Çagoroska thotë se nëse nuk i përmbahemi terminëve, atëherë pa nevojë krijohet listë joreale e pritjes, për këtë shkak, në mënyrë thelbësore është me rëndësi të respektohet koha e mjekut dhe e pacientëve tjerë, por edhe mjekët ta respektojnë kohën e pacientëve.
 
Por, nga ana tjetër, të gjithë qytetarët e anketuar ishin të kënaqur me vendimin për caktimin e terminëve para kohe.
 
“Nuk është si më parë, mjekët në kohë na lëshojnë, mendoj se edhe populli janë më të disiplinuar”- u shpreh një qytetarë.
 
“Terminin e kemi pasur prej ora 2 deri në ora 3 çdo ditë, pa asnjë problem hynë dhe përfundon kontrollet”- tha një qytetarë.
 
“Po, ma herët ka qenë ma problem, shkoje, prisje dhe nuk mbaroje punë, tash më mirë e ke, shkon në kohë, mbaron punë dhe ashtu”- theksoi një qytetarë.
 
“Populli nuk përlahet, e dinë terminin e tyre, ulen aty edhe presin rendin, më mirë është për popullin”- potencoi një qytetarë.
 
Zhaklina Çagoroska, sërish u bëri thirrje pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të marrin pjesë në kontrollin e caktuar, terminin ta anulojnë, duke e lajmëruar mjekun amë, i cili ka mundësi që menjëherë ta anulojë terminin, në numrin telefonik: 15 444, ose me dërgimin e porosisë në numrin: 144 194, me përmbajtje numrin e udhëzimit “SOS”, përmes mjekëve amë.
 
FARIJE DAUTI-BAKIU