ASh: Urojmë që kandidati i BDI-së të jetë shqiptar

31.01.2019 12:37

Aleanca për Shqiptarët përshëndet vendimin e BDI-së....

Aleanca për Shqiptarët përshëndet vendimin e BDI-së që të garojë vetë me kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale.

“Urojmë që kandidati për president nga BDI të jetë shqiptar. Nuk duam të besojmë se ky vendim i tyre erdhi si pasojë e derës së mbyllur dhe përbuzjes që iu bë BDI-së në lidhje me idenë e tyre të rrejshme për kandidat konsensual, me LSDM sot, me VMRO-DPMNE dje. Shpresojmë se vendimi i BDI-së ka të bëjë me sfidën që kryetari i ASh-së, Ziadin Sela, ua bëri publikisht nëpërmjet mediave për t’u përballur me ju”,- thonë nga ASh-ja.

Nga kjo parti gjithashtu nënvizojnë rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale.