Maqedoni
“Target-Fortesa” , Llazarevski: Hyra pa autorizim në sistem në 2008-n
31.01.2019 15:25
Në Gjykatën Penale, seanca për lëndën “Target-Fortesa” të PSP-së, filloi me pyetjet e avokatit të Mijallkovit, Lupço Shvërgovski, drejtuar Gjorgji Llazarevskit nga MPB.....

Llazarevski në sistemin operativ ka hyrë me fjalëkalim dhe emër përdorues dhe ka kopjuar atë që i është dashur, duke shfrytëzuar hyrjen kryesore administrative në sistem.
Llazarevski ka thënë se për herë të parë në mënyrë të paautorizuar ka hyrë në sistem në vitin 2008. Në këtë rast ka përdorur emrin përdorues të administratorit kryesor që e ka shfrytëzuar që nga viti 2000. Llazarevski u ankua se gjatë punës së tij në Drejtorinë e Pestë në MPB ka qenë nën mobing të vazhdueshëm nga Goran Grujovski, edhe pse epror i tij ka qenë Nebojsha Stajkoviq.
Në lëndën “Target-Fortesa”, të akuzuar janë ish shefi i Drejtorisë së Pestë të MPB-së, Goran Grujovski, zëvendësshefi në DSK, Nikolla Boshkovski, ish ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, Vlladimir Varelov nga DSK dhe pesë persona tjera të Drejtorisë. Ata akuzohen për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015.
