Maqedoni

Qyteti i Shkupit do të formojë kompani publike për trajtimin e kafshëve të rrugës

31.01.2019 17:37

Qyteti i Shkupit do të formojë kompani publike që do të jetë përgjegjëse për trajtimin dhe mirëqenien e kafshëve të rrugës....

Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kjo do të thotë që Ndërmarrja Publike "Higjiena Komunale" nuk do të jetë përgjegjëse për kafshët e pastrehë, por kompania e re do të ketë përgjegjësi të plotë për kujdesin veterinar, sterilizimin dhe strehimin e kafshëve.
 
“Ky problem kërkon përfshirjen e disa institucioneve në nivel lokal dhe kombëtar, përfshirjen e aktivistëve të shoqërisë civile dhe shoqatave, në mënyrë që të minimizohet numri i qenve endacakë dhe do të sigurojë mirëqenien e tyre, por në të njëjtën kohë, do të garantojë një lëvizje të sigurt dhe të qetë të qytetarëve”,- tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
Sipas Shilegovit, paralelisht me përgatitjen e procedurave administrative për themelimin e shoqërisë së re publike, Qyteti i Shkupit do të konsultohet me shoqatat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të kafshëve, për formën dhe mënyrën e përfshirjes së tyre në të gjithë konceptin, meqë ekspertiza dhe përvoja e tyre mund të përdoren maksimalisht në favor të mirëqenies së këtyre kafshëve.
 
SEDAT SELIMI