Maqedoni
Vërtetohet votimi për Dukën në Dibër, nesër merr detyrën e u. d. kryetarit të komunës
31.01.2019 18:57
Këshilli Komunal i Dibrës në seancën e jashtëzakonshme edhe njëherë vërtetoi votimin që kryes i ardhshëm i detyrës kryetar komune do të jetë Hekuran Duka...

Hekuran Duka, i cili vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, i votuar nga Partia e tij dhe këshilltari i Peit, nesër në orën 11 bën pranim dorëzimin e kryesit të detyrës kryetar, që do ta dorëzojë kryesi i përkohshëm, Eugjen Cami.
Duka nënvizoi se edhe pse bëhet fjalë për një kohë të shkurtër, do të angazhohet në interes të qytetarëve dibranë.
Mandati i Hekuran Dukës do të zgjasë deri në 21 prill kur do të mbahen edhe zgjedhjet presidenciale, ku do të votohet edhe për kryetar komune.
Hekuran Duka është i punësuar në spitalin e përgjithshëm në Dibër që nga viti 1994, si specialist urolog kirurg.
Seancën e këshillit komunal e ndoqi edhe një përfaqësues i OSBE-së.
ATLI DEMA
