Maqedoni

Parashikimi i motit

01.02.2019 09:02

Moti në Maqedoni në pjesët perëndimore do të jetë kryesisht me vranësira....

Moti në Maqedoni në pjesët perëndimore do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të shiut ndërsa në vendet më të larta me reshje të dëborës. Në pjesët e tjera të vendit moti do të jetë me diell me vranësira mesatare. Nëpër lugina të caktuara do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët me drejtim jugor.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -6 deri 0 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 2 deri 6 gradë celcius.
 
Në Shkup do të mbajë mot ngjashëm me temperaturë të mëngjesit -4 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë 5 gradë Celsius
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të përmirësohet dhe të rriten temperaturat.