Maqedoni

Zgjedhjet Presidenciale, konsultime edhe në bllokun politik maqedonas

01.02.2019 11:25

Konsultimet përfundimtare për zgjedhjet presidenciale dhe kandidaturat partiake për president, po hyjnë në fazën e fundit.....

Derisa nga LSDM thonë se kanë nevojë për kohë shtesë për konsultime deri në vendimin përfundimtar, në VMRO mbrëmë në mesnate u mbyll konkursi publik për kandidat presidencial nga kjo parti. Më së voni deri më 5 shkurt, do të dihet se kush është paraqitur në konkursin publik, thonë nga partia opozitare maqedonase.
 
Më 16 shkurt, në Konventën në Strugë partia do të zgjedh kandidatin partiak për zgjedhjet presidenciale. VMRO-DPMNE ka sjellë vendim se nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale. Tani për tani, në opinion është e njohur se kandidaturë kanë dorëzuar Vlladimir Gjorçev dhe Filip Petrovski. Në opinion lakohet edhe emri i profesoreshës Gordana Siljanovska - Davkova, por nga partia deri tani nuk ka konfirmim se është paraqitur në konkursin që përfundoi mbrëmë.