Maqedoni

Osmani për vizitë në Finlandë, mbështetje për integrimin e vendit

01.02.2019 11:37

Në kuadër të mini – turneut për vizitë të vendeve kryesuese me BE-në, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani....

Në kuadër të mini – turneut për vizitë të vendeve kryesuese me BE-në, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, do të qëndrojë në Republikën e Finlandës, me ç’rast do të realizojë takim me ministrin për çështje evropiane, Samo Terho.
 
Në kuadër të vizitës, Osmani do të ketë takim edhe me përfaqësuesit e Kabinetit të kryeministrit, Juha Sipilja, përfaqësuesit e Komitetit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Finlandës, si dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
 
Duke e pasur parasysh faktin se nga 1 qershori, Finlanda do të marrë kryesimin gjashtë-mujor me Bashkimin Evropian, në takime pritet të hapen çështjet për prioritetet e kryesimit të Finlandës; sfidat dhe perspektivat e zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor; si dhe mbështetja bilaterale për Republikën e Maqedonisë nga ana e Finlandës, në veçanti për procesin e integrimit euro-atlantik të vendit.