Maqedoni

Shoqërohen në polici 3 ish ministrat e bujqësisë

01.02.2019 11:58

Organet e rendit, me urdhër të Gjykatës Themelore - Shkupi, kanë arrestuar mëngjesin e sotëm tre ish ministra dhe zëvendësministra të bujqësisë.....

Raportohet se bëhet fjalë për ish ministrat, Aco Spasenovski, Mihaill Cvetkov si dhe ish zv. Ministrin, Kristijan Delev. Personat e lartpërmendur janë shoqëruar në polici, derisa i dyshuari i katërt. i cili njëherit është edhe deputet aktual, Ljupço Dimovski, akoma kërkohet nga policia.
 
Sipas informacioneve të para nga prokuroria,  arrestimi është bërë për shkak se personat e lartpërmendur, dyshohen për keqpërdorim të ndihmës bujqësore dhe dhënies së tokës shtetërore bujqësore.