MAQEDONI
Mërgimtarët këtë vit kanë sjellë më pak para
21.08.2014 18:12
Të dhënat zyrtare të Bankës Popullore të Maqedonisë, tregojnë se për katër muajt e parë të këtij viti...

Të dhënat zyrtare të Bankës Popullore të Maqedonisë, tregojnë se për katër muajt e parë të këtij viti, mërgimtarët kanë dërguar më pak para në vendlindjen e tyre.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku nga janari deri në prill dërgesat e të hollave nga diaspora duken të jenë për 30 milion euro më pak, ose më konkretisht, krahasuar me muajt e njëjtë të vitit të kaluar, ku diaspora ka dërguar mbi 413 milion euro.
Eksperti ekonomik, Arben Halili, thotë se kjo çështje mund të vështrohet nga dy pikëpamje të mundshme.
“Rënia e remitensave ekonomike, apo respektivisht të ardhurave financiare nga Diaspora, mund të shihet nga disa segmente, e para është se vendet e BE-së ku Diaspora është gjithnjë e më prezente, akoma vazhdojnë të ndeshen me presionet e krizës financiare që kaploi BE-në. Dhe e dyta ç’farë është më kryesorja, tashmë në Diasporë jeton gjenerata e dytë dhe e tretë e mërgimtarëve dhe sigurisht që këta, më shumë janë të interesuar në aktivitetet biznesore në vendin ku ata tashmë kanë lindur ose ku jetojnë, sesa të kthehen në vendin e origjinës”- deklaroi drejtori i OEMVP-së, Arben Halili.
Halili, njëherit thekson se çështja e traditës së sjelljes së mjeteve financiare në vendlindje për familjet, është diçka që po fillon të zbehet, andaj sipas tij, Shteti është ai që duhet me politika të ndryshme ekonomike të luaj rolin e vet, për të tërhequr këtë potencial financiar të pashfrytëzuar, të investojë në Maqedoni.
ZEJXHANE OSMANI
