Botë
Marrëveshje ShBA-Afganistan?! Trump gati për t’u tërhequr
01.02.2019 12:41
Presidenti, Donald Trump, tha se do të tërheqë trupat amerikanë nga Afganistani, nëse do të arrihet një marrëveshje paqeje me talebanët....

Komentet e presidentit Trump vijnë disa ditë pasi Uashingtoni dhe grupi kryengritës, kanë rënë dakord mbi një projekt-kornizë të një marrëveshjeje paqeje, që synon t’i japë fund konfliktit 17-vjeçar afgan.
Pas disa ditë bisedimesh me talebanët në Doha, përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për pajtimin e Afganistanit, tha se palët kanë rënë dakord “në parim” me një kornizë, sipas të cilës, kryengritësit janë të detyruar të parandalojnë që grupe si al-Kaida dhe Shteti Islamik, të përdorin tokën afgane për sulme kundër Amerikës, aleatëve të saj si dhe fqinjëve të Afganistanit. Në këmbim, SHBA-ja do të tërheqë trupat e saj nga vendi, por do t’u kërkohej talibanëve të zbatonin një armëpushim dhe të hapnin dialog me qeverinë afgane.
