Botë
Organizonin “Turizëm lindjesh”, tre të arrestuar në SHBA
01.02.2019 14:16
Tre persona u arrestuan me akuza për organizimit të “turizmit të lindjes”....

“Turistët e lindjes” udhëtojnë në vende të huaja për të lindur, në mënyrë që fëmijët e tyre të fitojnë shtetësinë e atij vendi. Në SHBA, parimi ligjor automatikisht i jep nënshtetësinë foshnjave të lindura në tokën amerikane.
“Kjo është hera e parë që akuzat penale janë ngritur në një gjykatë federale të SHBA mbi këtë praktikë", shprehet Thom Mrozek, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të SHBA.
Të tre personat e arrestuar ndodhen në paraburgim, e të gjithë u akuzuan për “komplot për të kryer mashtrime të imigracionit, pastrimin e parave ndërkombëtare dhe vjedhjen e identitetit”./Top Channel
