Mbaroi trajnimi “origjina e zjarrit”, Timoni: Sistemi i mbrojtjes është i rëndësishëm

01.02.2019 16:51

Ekspertët francezë në Qendrën e trajnimit në Idrizovë....

Ekspertët francezë në Qendrën e trajnimit në Idrizovë, realizuan trajnimin për përballje me fatkeqësitë nga zjarri, njofton “TVM2”.

Trajnimi njëditor me moton “Identifikimi i prejardhjes së zjarrit - fatkeqësi apo vepër penale”, u organizua nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, MPB dhe Ambasada franceze, ndërsa kishte për qëllim rritjen e efikasitetit për mbrojtje dhe shpëtim në rastet e fatkeqësive nga zjarri.

“Kjo favorizon përmirësimin e mëtejshëm profesional dhe profesional të personelit në institucionet përgjegjëse për trajtimin e zjarreve dhe pasojat prej tyre. Në emrin tim personal dhe në emrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme më lejoni të shpreh mirënjohje për francezët që vazhdimisht bashkëpunojnë,  përkrahin vendin tonë në reforma nëpër institucione”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

“Sistemi i mbrojtjes civile është një sferë shumë e rëndësishme, e cila tregon efikasitetin e të gjithë shtetit dhe sistemit të saj para qytetarëve. Zjarret janë gjithnjë e më të zakonshme dhe me kushtet e ndryshimeve klimatike, mbrojtja civile po ballafaqohet me sfida të mëdha”,- theksoi ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristijan Timoni.

Drejtori i Qendrës për trajnim në Indrizovë, Adnan  Xhaferovski, theksoi se ky trajnim konfirmon rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në sistemin për mbrojtje dhe shpëtim në Maqedoni.

“Në agjendën e prioriteteve të trajnimit ka tendencat moderne në mbrojtjen civile, e cila është një segment i domosdoshëm në të gjithë procesin e integrimit evropian”,- u shpreh drejtori i Qendrës për trajnim në Indrizovë, Adnan  Xhaferovski.

Në trajnim morën pjesë të punësuar në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, Ministrinë e Punëve të Brendshme, zjarrfikës, përfaqësues të Prokurorisë Publike dhe Gjykatës Themelore - Shkup. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)