Zaev: Qeveria do të shlyej borxhet e rrymës
Kryeministri, Zoran Zaev, paralajmëroi se Qeveria planifikon të shlyej borxhet e qytetarëve për rrymën elektrike.....

Kryeministri, Zoran Zaev, paralajmëroi se Qeveria planifikon të shlyej borxhet e qytetarëve për rrymën elektrike deri në vitin 2006.
Sipas përllogaritjeve do të shlyhen borxhe prej 110 milionë euro, ndërsa do të përfshihen rreth 200 mijë familje në vend. Në këtë mënyrë, dhjetëra mijë qytetarëve do t’u zhbllokohen llogaritë e transaksionit.
Për këtë masë, pëlqim kanë dhënë edhe kompanitë energjetike në vend, ELEM e cila është kompetente për prodhimin e rrymës, por edhe EVN e cila bën shpërndarjen dhe është në pronësi private.
Paralajmërimin kryeministri e bëri në takimin me qytetarët në Ohër, ku po ashtu tha se prej një korrikut nga kjo TVSh do t’ua kthejnë qytetarëve.
