Dibër, Hekuran Duka kryetar i përkohshëm i komunës
Mandati i Dukës si ushtrues detyre kryetar do të zgjasë deri më 21 prill....

Sot në ambientet e komunës së Dibrës u bë pranim-dorëzimi i detyrës së u. d. kryetar i komunës së Dibrës.
Eugjen Cami i ka dorëzuar detyrën ushtrues detyre kryetar i komunës, Hekuran Dukës. Në një takim të shkurtër, të dy bashkëbiseduesit nënshkruan aktet e prura nga Këshilli Komunal i Dibrës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur dje ku nga 15 këshilltarët, votuan për Hekuran Duka 8 këshilltarë, ata të BDI-së dhe ata të Peit. Duka tha se me pune korrekte do të angazhohet për realizimin e interesave të qytetarëve.
Mandati i Dukës si ushtrues detyre kryetar do të zgjasë deri më 21 prill, ku gjatë zgjedhjeve presidenciale në komunën e Dibrës do të bëhen edhe zgjedhjet për kryetar komune. (Atli Dema, TVM2)
