Spasovski: VMRO ka informatorët e saj në institucione, VMRO-DPMNE: Spasovski jep deklarata qesharake dhe paushall
Spasovski thotë se MPB po i analizon të gjitha dëshmitë

“VMRO-DPMNE ka personat e saj në institucione nga të cilët informohet për zhvillimet brenda institucioneve”,- thotë ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.
Ai thotë se MPB po i analizon të gjitha dëshmitë dhe se në bashkëpunim me institucionet tjera do të vendosin për hapat e mëtejmë.
“Kemi indikacione në mediume të botuara raporte që bëhen nga struktura të caktuara në nivelin e komisionit të partisë opozitare për të monitoruar ngjarje të caktuara pas miratimit të këtyre raporteve. Gjithashtu thashë se ekziston në secilin nga institucionet e sistemit dikush që jep informacione të caktuara rreth ngjarjeve brenda institucioneve dhe ne punojmë në të gjithë rastin”,- deklaroi ministri Spasovski.
Nga VMRO-DPMNE akuzojnë ministrin për kaos në ministrinë që drejton dhe se Spasovski kujdeset vetëm për kandidaturën dhe vetë promovimin e tij për zgjedhje presidenciale.
“Shpjegimet qesharake dhe paushalle të Oliver Spasovskit janë një tragjedi në vetvete’’, – u shpreh Orce Gjorgjievski nga VMRO DPMNE.
