Facebook, janë fshirë 800 faqe që drejtoheshin nga Irani
Kompania “Facebook” ka bërë të ditur se ka fshirë pothuajse 800 faqe....

Kompania “Facebook” ka bërë të ditur se ka fshirë pothuajse 800 faqe, grupe dhe llogari të koordinuara, joautentike të drejtuara nga Irani, që ishin pjesë e një fushate manipulimi që vepronte në më shumë se 20 vende të botës.
Rrjeti më i madh shoqëror në botë tha se ai bashkëpunonte ngushtë me Twitter për të zbuluar llogaritë, të cilat shfaqnin indikatorë me “qëllime keqdashëse”.
Gjithsej 783 faqe, ishin pjesë e një fushate për të nxitur interesat iranianë jashtë vendit duke krijuar identitete të rreme si banorë të vendeve në fjalë, tha në një deklaratë kreu i sigurisë kibernetike në Facebook.
Facebook tha se llogaritë e rreme ishin pjesë e një fushate të ndikimit që vepronte në Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Bahrein, Egjipt, Francë, Gjermani, Indi, Indonezi, Iran, Irak, Izrael, Libi, Meksikë, Marok, Pakistan, Katar, Arabi Saudite , Serbi, Afrika e Jugut, Spanjë, Sudan, Siri, Tunizi, Shtetet e Bashkuara dhe Jemen.
