Maqedoni
Maqedonia më 6 shkurt nënshkruan protokollin për në NATO
02.02.2019 12:53
Të mërkurën, më 6 shkurt, ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s të Këshillit veriatlantik do ta nënshkruajnë...

Të mërkurën, më 6 shkurt, ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s të Këshillit veriatlantik do ta nënshkruajnë protokollin për anëtarësimin e vendit tonë në NATO”, njofton qeveria e Maqedonisë.
“Me këtë akt, 29 vendet anëtare do ta japin pajtueshmërinë që vendi ynë të bëhet pjesë e sistemit dhe procedurat e NATO-s, dhe merr pjesë në punën e turpeve të Aleancës si vend i ftuar anëtar, por pa të drejtën e votës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Sipas Qeverisë, menjëherë pas protokollit do të fillojë edhe procesi i ratifikimit të tij në kuvendet e secilit shtet anëtar të Aleancës dhe se Greqia e para do ta ratifikojë protokollin, ku edhe hyjnë në fuqi marrëveshja e Prespës.
“Që kur të mbarojë procesit i ratifikimit të protokollit në të gjithë shtetet anëtare, vendi ynë, me emrin e ri kushtetues, do të bëhet anëtar i plotë i NATO-s me të drejtë të votës për gjitha vendimit e Aleancës”, thuhet në njoftimi e Qeverisë së Maqedonisë.
Edhe Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se më 6 shkurt do të firmoset protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.
“Më 6 shkurt ne do të shkruajmë historinë: NATO, Aleatët do të nënshkruajnë protokollin e pranimit për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë Veriore së bashku me ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov”, ka shkruar Stoltenberg në rrjetin social Twitter.
ERSAN PAJAZITI
