Botë

Shirat musonikë përmbytin verilindjen e Australisë

02.02.2019 16:03

Shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa pjesë të shtetit verilindor të Australisë të Queensland...

Makina dhe kafshët janë zhdukur në një zonë të madhe rreth qytetit bregdetar të Townsville. Ekipet e emergjencës po evakuojnë njerëzit në varka.
 
Deri në 20,000 shtëpi mund të përmbyten nëse reshjet vazhdojnë, paralajmërojnë zyrtarët.
 
Një digë ka arritur dyfishin e kapacitetit të saj të ujit dhe ka nisur hapja e saj për shkarkim.
 
Meterologët kanë paralajmëruar reshje të tjera në vijim.
 
Queenslandi verior ka një klimë tropikale dhe përjeton shira musonikë nga dhjetori në prill, megjithatë situata duket e paprecedentë.
 
"Ne nuk kemi qenë në këtë situatë më parë," citohet të ketë thënë Kryeministrja e Queenslandit Anastacia Palaszczuk.
 
"Ka pasur shumë shi që bie mbi ujëmbledhësin e Townsville dhe disa nga këto nivele janë të pashembullta". . Për dallim nga ky rajon, pjesa jugore e vendit është përballur me temperatura shumë të larta. Raportohet se rreth 190 mijë hektarë janë djegur nga zjarret në ishullin jugor të Tazmanisë.