Maqedoni

Protesta kundër ndotjes së ajrit, OJQ: Qeveria urgjentisht të zgjidhë problemin

02.02.2019 16:33

Qytetarë të revoltuar protestuan para Kuvendit kundër ajrlit të ndotur...

Po helmohen fëmijët, po mbushen spitalet, kurse autoritetet nuk po ndërmarrin asgjë për tu zgjidhur kjo gjendje, thonë protestuesit.
 
Ata kërkojnë që mos të digjen mbeturinat medicinale, të zbatohen masa afatgjate dhe të ndahen më tepër mjete kundër ndotjes së ajrit.
 
“E dimë se çka po digjet atje në Drislla, siç e dëgjuam atje digjen mbeturina medicinale. Përse tek ne të digjen ato mbeturina, kush ka vendosur ashtu, askush nuk na ka pyetur neve se a dojmë?
 
“Fillimisht të identifikohen saktësisht se prej nga viijnë burimet e ndotjes, e pastaj të luftojmë kundër ndotjes. Mjetet të cilat i kanë ndarë 2 milion nuk janë të mjaftueshme”
 
“Të gjehen ndotësit, nëse i dinë se kush janë, atëherë ti sanksionojnë”, shprehen qytetaret.
 
Nisma qytetare “ Shoqëri Kancerogjene”, njëherit edhe organizatzor të protestët kërkojnë seancë urgjente të qeverisë për zgjidhje të këtij problemi.
 
Ata thonë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre dhe nëse qeveria nuk ndërmerr diçka urgjentisht kundër ndotjes së ajrit, protestat do të radikalizohen.
 
“Kërkojmë llogari nga ministri i ekologjisë dhe nga zëvendës ministri i ekologjisë.  Çdo ditë të japin llogari se çka kanë punuar përderisa ne dhe fëmijët tanë po helmohemi nëpër spitale, të japin llogari se si ato e fitojnë rrogën e tyre dhe çka gjatë ditës kanë punuar për ajër më të pastërt”, u shpreh Kristijan Uzunov nga nisma qytetare “Shoqëri Kancerogjene”.
 
“Të gjithë të cilët kanë funksione të larta politike nuk janë të interesuar që ta zgjidhin problemin me ndotjen e ajrit, derisa fëmijët po thithin ajrin e ndotur”, theksoi Dragi Zmijanac nga “Megjashi”.
 
Me moton Shoqëri Kancerogjene protesta do të mbahen edhe në Prilep, kurse të martën në protesta do të dalin edhe nxënësit e shkollave të mesme. 
 
ERSAN PAJAZITI