Botë
Protesta në Shqipëri: PD kërkon rrëzimin e qeversë, Rama përgjigjet
02.02.2019 19:14
Partia Demokratike ka nisur këtë të shtunë protestat lokale, për t’i paraprirë protestës së 16 shkurtit...

Partia Demokratike ka nisur këtë të shtunë protestat lokale, për t’i paraprirë protestës së 16 shkurtit, e cila është paralajmëruar të ketë përmasa të mëdha.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Fierit, nga ku u kërkoi banorëve që të marrin në dorë fatet e tyre.
Ndërkaq, disa deputetë demokratë janë ndalur në Burrel, ku kanë kërkuar mobilizim të banorëve për të rrëzuar qeverinë Rama. Vetë qytetarët janë shprehur të gatshëm, duke pohuar se qeveria aktuale i ka varfëruar deri në mjerim.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama e ka lidhur grevën e paralajmëruar të pedagogëve, pikërisht me protestën e 16 shkurtit.
Në pjesën më të madhe të fakulteteve, mësimi zhvillohet normalisht, ndërsa vetëm në dy fakultete mësimi është bojktotuar.
LULJETA NDOKA
