Botë

Argjentinë, nga zjarri në një hotel vdes një person ndërsa dhjetëra plagosen

02.02.2019 19:43

Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri në një hotel në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires...

Zjarri në hotelin i cili ndodhet afër monumentit Obelisco, një nga pamjet më të njohura të kryeqytetit argjentinas, shpërtheu nga arsye ende të panjohura.

Me përpjekjet e mëdha të zjarrfikësve, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk u përhap në ndërtesat e afërta.

Viktima është një grua ndërsa mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Katër persona janë në njësinë e kujdesit intensiv.

Oscar Valcarce nga ekipi i emergjencës konfirmoi se 52 persona u shtruan në spital.