Maqedoni
Moti sot në Maqedoni
03.02.2019 12:04
Moti do të jetë me vranësira dhe me erë në drejtim jug-perëndimor...

Gjatë pasdites në pjesën perëndimore të vendit pritet të ketë reshje lokale të shiut.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0 deri 4 gradë celsius ndërsa temperaturat gjatë ditës do të lëvizin nga 10 deri 16 gradë celsius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm ku temperatura e mëngjesit do të arrijë 2 gradë celsius ndërsa temperatura maksimale gjatë gjithë ditës do të arrijë 13 gradë celsius.
