Maqedoni
Zaev dhe Ademi nesër për vizitë pune në Bullgari
03.02.2019 13:05
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nesër do të vizitojë Bullgarinë, ku do të takohet me kryeministrin bullgar Bojko Borissov...

Të dy kryeministrat, do të diskutojnë për bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm, projekte në fushën e infrastrukturës dhe transportit, si dhe zbatimi i marrëveshjes për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim.
Në delegacion do të jenë edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, si dhe koordinatori kombëtar për kulturë, Robert Allagjozovski.
Gjatë kohës së vizitës, ministrat e kulturës të të dyja vendeve, Boil Banovo dhe Asaf Ademi do të nënshkruajnë “Program për bashkëpunim në fushën e kulturës”, mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë.
