Maqedoni

Tregjet e gjelbra, Pushteti: Prolongimi mundësi pët ti dëgjuar palët; Opozita: Tregu të funksionojë si në të kaluarën

03.02.2019 13:33

Tregtarët do të vazhzdojnë edhe këtë vit të funskinojnë pa një status të rregulluar...

Ligji I cili duhej të fillojë nga 1 janari I këtij viti nuk u vu në implemntim pas reagimeve dhe protestave që u bënë  nga vetë tregtarët. Pushteti prolongimin e këtij ligji e arsyetojnë se është bërë me qëllim që palëve tiu jepet afat për të harmoninzuar kërkesat e tyre. 
 
"Për këtë shkak e kemi anuluar që të kemi kohë të bisedojnë të gjitha palët e tanguara në këtë problamatikë. Kemi lënë hapësirë që gjithë argumentet ti shqyrtojmë bashkarisht, gjitha palët që kanë të bëjnë me atë ligj dhe në fund të sjellim atë që është më e mira për të gjitha palët. Ata në vete janë duke debatuar, janë duhe shqyrtuar mundësitë dhe në fund ne jemi të hapur për ti prnuar sugjerimet e tyre për ti parë se a kanë bazë apo jo sugjerimet e tyre. Nuk duam të lëmë hapsirë që ne si deputet duam tël sjellim ndonjë ligj në dëm të tyre”, u shpreh deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri.
 
VMRO-DPMNE akuzojnë pushtetin se me prolongimin nuk e zgjidh problemin po kjo shfrytëzohet nga pushteti për të blerë kohë.
 
Të kontaktuar nga TVM2 nga kjo parti theksojnë se mbesin në qëndrimet e njejta sa i përket ligjit në fjalë.
 
Nga VMRO-DPMNE kërkojnë anulimin e tërësishëm të ligjit për tregjet dhe kthim në ligjin egzistues, ndërsa ndryshimet e propozuara të shumicës i cilësojnë mjaft të dëmshme duke pasur synim nxjerjen në rrugë dhe godtijen e kategorisë më të ndershme të shtetit, tregtarët.
 
“Kërkojmë anulimin e tërësishëm të ligjit për tregjet, dhe kthimin në funksion të ligjit egzistues... Ndryshimet e propozuara të shumicës i cilësojmë mjaft të dëmshme sepse kanë për synim goditjen e kategorisë më të ndershme të shtetit, tregtarët”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.
 
Me ligjin që tashmë u anulua, tregtarët obligoheshin të pajisen me licenca vjetore për punë, ndërsa po ashtu jashtë tregjeve mbeteshin pensionistët, honoraristët si dhe ata të cilët ushtrojnë një veprimtari të tjetër.
 
ZEKIRIJA MEXHITI