Maqedoni
Konkursi i komisionit për Anti – korupsion, fillon procesi i intervistimit të kandidatëve
03.02.2019 14:50
Kandidatët për kryetar dhe anëtar të ri të Komisionit për Anti-Korupcion filluan të intervistohen para Komisionit për Përzgjedhje, në Kuvend...

Lufta ndaj korupsionit dhe konfliktit të interesave është ajo që i ka bërë ato të konkurojnë, thanë shumica e kandidatëve të paraqitur. Komisioni sipas tyre duihet të jetë I përqendruar në hetimin e personave zyrtar, e jo të shërbej si vegël e partive politike. Në shënjestër duhet të jetë ata që kryejnë detyra zyrare.
“Ky komision dhe roli I tij është në pjesën e zbulimit të rasteve të korupcionit, rasteve të konflikteve të interesave, të personave në qeveri, që do të thotë parimisht duhet të fillojë nëse ka raste të tilla të personave që kryejnë detyra zyrtare, e jo të jetë komision anketues, i cili do të mbledh vetëm lista anketuese, për të cilat vetëm nëse ka presion nga mediat do të jep informata për raste të veçanta”, u shpreh kandidatja Tanja Alltanxhieva.
Komisioni është shumë me rëndësi të jetë autoritativ dhe me integritet e jo të shërbej vetëm si dekor, thonë kandidatët
“Komisioni duhet të kthehet që të jetë i pranishëm, si komision i cili mungon disa muaj, por të jetë i pranishëm si institucion, si organ shtetëror autoritativ. Për shkak se edhe kur ishte i pranishëm, thjeshtë nuk dukeshte, vepronte në mënyrë selektive, apo nuk vepronte aspak”, theksoi kandidati Nuri Bajrami.
Për disa kandidat të tjerë nuk është e mjaftueshme të kemi vetëm një trup i cili do të jetë i fortë dhe do ta kryen detyrën e tij, përderisa nuk ekziston i gjithë sistemi, përmes të cilit do të sigurohet që paratë të kthehen në atkën shtetërore, por edhe të ndëshkohen keqpërdoruesit.
“Për mua parasegjithash është me rëndësi që ai i cili ka bërë keqpërdorim, të kemi mekanizëm që të kthehen paratë mbrapa. Është shumë me rëndësi të dihet saktësisht te ne, jo vetëm ti kthen paratë shteti dhe askush mos të përgjigjet. Por të ndërtohet sistem, përmes të cilit saktësisht do të dimë kush i ka keqpërdorur paratë, megjithatë ato para të kthehen pas në kuadër të buxhetit dhe të shfrytëzohen për të mirat e qytetarëve”, u shpreh kandidatja Leposava Apostollski Velinov.
Në shpallje janë paraqitur gjithsej 80 kandidatë prej të cilëve për 22 është konstatuar se nuk kanë dokumentacionin përkatës.
Kryetari i Komisionit për Përzgjedhje të kandidatëve vlerëson se procesi i intervistimit të kandidatëve duhet që të përfundojë deri të mërkurën.
Ligji i ri për Parandalimin e Korrupsionit parashikon që krytear dhe anëtarë të Komisionit nuk mund të zgjidhet person i cili në 10 vitet e fundit ka qenë donator i një partie politike, deputet ose anëtar i Qeverisë.
Gjithashtu anëtarët e rinj duhet të kenë gjashtë vjet përvojë pune në fushën e zbulimit ose parandalimit të korrupsionit, sundimit të ligjit dhe të kanë përfunduar studime juridike, ekonomike, politike ose të komunikimit.
ERSAN PAJAZITI
