Maqedoni
‘Republika e Maqedonisë së Veriut’ nga e hëna bëhet emër zyrtar
03.02.2019 15:10
Nga e hëna Maqedonia do të fillojë zyrtarisht zbatimin e emrit, “Republika e Maqedonisë së Veriut”, nga tabelat kufitare...

Nga e hëna Maqedonia do të fillojë zyrtarisht zbatimin e emrit, “Republika e Maqedonisë së Veriut”, nga tabelat kufitare, ato të institucioneve dhe organeve të pushtetit qendror dhe lokal.
“Këto masa rregullojnë zbatimin e emrit të ri Kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me vendimet e Qeverisë, ministritë përkatëse, organet shtetërore dhe institucionet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në kuadër të shtetit, në përputhje me afatin e paraparë për fuqizimin e amendamenteve do të detyrohen të bëjnë ndërrimin e tabelave në vendkalimet kufitare, përfaqësitë diplomatike dhe konsulare si dhe në hyrjet e institucioneve”, u shpreh Mile Boshnjakovski.
Ai thotë se ndryshimet që do të zbatohen do të jenë në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
“Shqiptarët janë 20 për qind në nivel shtetëror. Në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, të gjitha ndryshimet do të harmonizohen me dispozitat e ligjit”, tha Mile Boshnjakovski.
Qeveria do të formojë grupe pune të cilat do ta monitorojnë zbatimin e emrit, Maqedonia e Veriut, në të gjitha institucionet, ndërkohë që vendet anëtare të NATO-s kanë filluar me ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Bullgaria është vendi i parë që ka miratuar protokollin, ndërsa më 8 shkurt pritet që të njëjtin ta ratifikojë edhe Greqia.
GYLTENE SINANI
