Beograd dhe Mitrovicë protesta kundër presidentit serb Vuçiq
Disa javë në Beograd, qytetarët serb po mbajnë protesta masive kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit...

Ata kërkuan mbrëmë dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Mlladen Sarcevic, dhe drejtorit të televizionit shtetëror, Dragan Bujoseviq.
Pjesëmarrës në protestë ishin edhe shumë profesorë të cilët kërkuan dorëheqjen e ministrit të Arsimit pas deklaratave të tij, ku kishte thënë se profesorët që po mbështesin protestën nuk janë emra të mëdhenj.
Përveç në Beograd, protesta për herë të parë pati edhe në Mitrovicë të Veriut, e cila u organizua nga Lista Serbe.
Brenda turmës së protestuesve ishin edhe familjarët e politikanit të ndjerë serb, Oliver Ivanoviq.
Po ashtu pranë tyre ishte edhe politikania e njohur serbe, Rada Trajkoviq.
Që nga fillimi i protestave është kërkuar largimi i Vuçiq si president por ky i fundit kishte thënë se edhe po të dalin pesë milion protestues nuk do të jap dorëheqje.
Në Serbi pritet që në pranverë të shpallën zgjedhjet e jashtëzakonshme.
