Maqedoni
VMRO – DPMNE: Kërkon dorëheqjen e Oliver Spasovskit; LSDM: Kaos ka në VMRO, policia punon profesionalisht
03.02.2019 16:37
VMRO – DPMNE akuzon ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe bashkëpunëtorët e tij...

VMRO – DPMNE akuzon ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe bashkëpunëtorët e tij se janë në koalicion serioz me krimin dhe se qytetarët ndihen të pasigurt.
Sipas kësaj partie , Oliver Spasovski po merret vetëm në betejën brendapartiake në LSDM për kandidat për kryetar shteti dhe për këtë shkak, ai duhet të jep dorëheqje.
“Vetëm në janar në Shkup janë paraqitur mbi 520 vjedhje dhe vjedhje të rënda. Këto janë mbi 520 familje që janë vjedhur dhe traumatizuar. Më shumë se 20 vjedhje në ditë. Zbulohen vetëm kriminelët që nuk paguajnë reket dhe nuk bashkëpunojnë me pushtetin”, u shpreh anëtari i KE i VMRO – DPMNE – së, Orce Gjorgjievski.
Ndërkohë, LSDM reagon ndaj konferencës për shtyp të VMRO- DPMNE – së ku u kërkua dorëheqja e Oliver Spasovskit për shkak të mos zbulimin e krimeve të vjedhjeve në Shkup.
“VMRO – DPMNE është në kaos, e humbur krejtësisht në destruksionet e veta dhe lajmet e rreme. Koalicioni i krimit, mos ndëshkimit dhe përzgjedhjes në veprim ishin tipar kryesor i qeverisjes së VMRO-DPMNE-së dhe kjo mbaroi me kalimin e tyre në opozitë. Pas ndërmarrjes së reformave, policia punon profesionalisht, në mënyrë efikase për sigurinë e qytetarëve. Veprohet në secilën shkelje ligjore. VMRO – DPMNE kot po përpiqet të shqetësojë publikon, qytetarët janë të sigurt dhe këtë e vërteton hulumtimi i OSBE-së ku 75% e qytetarëve janë deklaruar se ndihen të sigurt", thonë nga LSDM.
GYLTENE SINANI
