Botë
Rama foli për herë të parë për vjedhjen e bankës
21.08.2014 18:48
Për herë të parë që në momentin e shpërthimit të skandalit të Bankës së Shqipërisë, kryeministri, Edi Rama...

Për herë të parë që në momentin e shpërthimit të skandalit të Bankës së Shqipërisë, kryeministri, Edi Rama, ka dhënë shpjegime se pse nuk mund ta shkarkojë guvernatorin e kësaj Banke, Ardian Fullani.
Ai tha se nëse do ta bënte një gjë të tillë, do të ishte njëlloj si të kërkonte shkarkimin e presidentit, Bujar Nishani.
Më tej, Rama ka folur edhe për skandalin seksual të Sarandës, duke treguar se autoritetet kanë vepruar konform Ligjit, duke e arrestuar të dyshuarin, ndërsa më tej ka akuzuar presidentin, Bujar Nishani, se është zëdhënës i Partisë Demokratike dhe jo i pavarur.
Por, pas këtyre deklaratave, deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, tha se Rama, gjatë konferencës që zgjati më se dy orë, nuk u dha përgjigje pyetjeve kryesore që shqetësojnë jo vetëm opozitën, por mbarë popullin.
Opozita ka akuzuar ditët e fundit se Qeveria sajon skandale të njëpasnjëshme për të harruar skandalet e tjera, siç ishte ai i vjedhjes së thesarit.
LULJETA NDOKA
