Maqedoni
Marrëveshja e Prespës, Mickovski: gjithçka që ti ikim disa procedurave; LSDM: për Mickovskin antarësimi në NATO, gabim historik
03.02.2019 17:29
Marrëveshja e prespës është një gabim historic dhe VMRO- DPMNE do të bën gjithçka për të ndryshuar proceset...

Kështu është shprehur lideri I i VMRO-DPMNE- së, Hristijan Mickovski, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.
Mickovski insiston që të ketë zgjedhjhe të parakohshme parlamentare dhe qytetarët t’ia japin dënimin e merituar Zaevit dhe bashkëpuntorve të tij. Sipas tij asnjë proces në histori nuk është njëkahësh.
“VMRO-DPMNE mund të premtojë, unë mund të premtoj, se sapo të marr besimin e qytetarëve, do të bëj gjithçka që është në dorën time për t’i ndryshuar proceset. Për mua ka qenë dhe do të jetë, Republika e Maqedonisë, ndërsa të gjithë pjesën tjetër e konsiderojmë si një gabim historik, dhe këtu nuk kam asgjë për të shtuar dhe për të humbur. Jam i gatshëm të jem kryeministër dhe për mua gjithmonë do të mbetet Republika e Maqedonisë, pa llogaritur në këtë gabim historik që e bëri qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaev për shkak të qëllimeve personale dhe qëllimeve të karrierës”, u shpreh kryetari i KRYETAR I VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Udhëheqësi i VMRO-së, insistimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e arsyeton me tentimin, siç shprehet ai, të pushtetit, që “t’i manipulojë” zgjedhjet presidenciale, të cilat është paraparë që të mbahen më vonë gjatë këtij viti. Ndërkohë nndaj këtyre qëndrimeve të liderit të opozitës ka reaguar LSDM.
Nga partia në pushtet thonë se Mickovski po e pret të kthehet shefine tij nga Budapesti për një komplot të ri kundër Maqedonisë Nga LSDM i thonë Mickoskit se më kot kërcënon Maqedoninë dhe se nuk do të mund ta nxjerr Maqedoninë nga NATO kurse populli zgjodhi të ardhmen në NATO.
“Për Mickoskin anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO ka qenë gabim historik. Ushtari Mickoski konfirmoi se është në anën e kundër të popullit, të qytetarëve, të forcave progresive, në anën e kundërt të gjithë botës demokratike. Anti-perëndimor Mickoski e humb mbështetjen e partisë së tij. Po shkatërrohet grupi kuvendar i Mickoskit, vetëm 33 deputetë kanë mbështetur kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit”, thonë nga LSDM, duke shtuar se të premten Maqedonia ulet në karrigen e NATO-s.
ERSAN PAJAZITI
