Maqedoni

Kumanovë: Garazha në kate, gati deri në fund të marsit

03.02.2019 17:55

Ditë më parë në Kumanovë ka filluar ngritja e Garazhës në kate, përfundimi i së cilës pritet deri në fund të muajit mars...

Bëhet fjalë për garazh të tipit të montuar,  e cila po ngritet në parkingun ekzistues tek Pallati i Kulturës.
 
“Kjo është garazha e parë mëntuese në Kumanovë. Bëhet fjalë për investim serioz , e që në vendet evropiane kushtojnë dy-tre herë më shumë se tek ne. Këtë garazhë është duke e ngritur një kompani italiane, e cila tek ne në Maqedoni është duke kërkuar referenca“, tha  kreu i Kumanovës Maksim Dimitrievski.
 
Me ngritjen e kësaj garazhe do të krijohen mundësi për më tepër vend parkime në pjesën qendrore të qytetit, e me këtë do të shkrakohen edhe trotoaret nga makinat e parkuara në to.
 
“Besoj se do të kemi një garazhë impozante në kate , e cila edhe do ta zbukurojë qendrën e qytetit , kurse njëkohësisht do të shkarkojë edhe trafikun e mbingarkuar në qytet. Në kuadër të garazhës gjithashtu janë paraparë të ndërtohen edhe tualete publike, që për momentin i mungojnë qytetit“, theksoi Dimitrievski.
 
Për ndërtimin e kësaj garazhe, e cila do të shtrihet në 1.250 metra katrorë  Komuna e Kumanovës ka ndarë 13 milionë denarë.
 
FATLUM  AQIFI