Botë
Brazil: Dalin pamjet nga rrëzimi i digës, llumi i baltës “përpin” çfarë i del para
03.02.2019 18:42
Një javë pas shembjes së një dige në Brazil, e cila shkaktoi një llum balte që “përpiu çfarë i doli para”, e që la së paku 117 të vdekur dhe mbi 250 të humbur...

Mediat kanë publikuar pamjet dramatike të momentit kur dallga e lartë me mbetje toksike goditi qytetin jugor të Brumadinjos, në shtetin e Minas Gerais.
Rreth 12 milionë metër kub mbetje toksike që gjendeshin në rezervuarin e digës e që ishin akumuluar nga aktivitetet e minierës u shtrinë në një hapësirë tokësore dhe lumore prej 250 hektarësh.
Ndërkohë vala e baltës vazhdon ende të lëvizë ngadalë dhe pritet që t’i afrohet pengesës më të afërt mes datës 5 dhe 10 shkurt.
Autoritetet kanë arrestuar deri më tani pesë persona për pakujdesi gjatë detyrës dhe po hetojnë mbi arsyen përse nuk u aktivizua sistemi i sinjalizimit i instaluar për njoftimin e incidenteve të tilla, por gjithsesi nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar kolapsin e digës, që zotërohet nga kompania braziliane.
Kompania “Vale” që administron digën e shembur dhe minierën e hekurit pretendon se masa nuk përbën rrezik për mjedisin apo për cilësinë e ujit të pijshëm për banorët.
