Maqedoni
Parashikimi i motit
04.02.2019 09:05
Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut....

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, sidomos në pjesën perëndimore dhe jugore. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare, e cila gjatë ditës do ta ndryshojë drejtimin nga jugore në verilindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 2 deri 9 gradë ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej 5 deri 15 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit 3 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 10 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me vranësira dhe do të vazhdojnë reshjet e shiut dhe borës në vendet më të larta malore.
