Maqedoni

“27 prilli”, mbrojtja i thotë fjalët përfundimtare

04.02.2019 11:01

Me fjalë përfundimtare të mbrojtjes, sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill 2017....

Fjalë përfundimtare në seancën e kaluar kishte Prokuroria Publike, e cila është përfaqësuese e akuzës për rastin “27 prilli”, në të cilën ishin të akuzuar 33 persona, por në pajtueshmëri me Ligjin për amnisti, janë falur gjithsej 15 persona.
 
Prokurorja, Villma Ruskoska, në fjalët përfundimtare ka thënë se në gjykatë nuk duhet të ndikojë ajo që dikush ballafaqohet me 10 vjet burg, ndërsa dikush tjetër për të njëjtën është amnistuar dhe se për gjyqin duhet vetëm të ndikojnë faktet që i pamë në gjykatë.
 
“Aktakuza tregoi se më 27 prill është kryer sulm i organizuar i dhunshëm ndaj një institucioni të rëndësishëm. Prokuroria tregoi se ky ka qenë sulm i organizuar dhe me para-mendim. Dëshmitë treguan se masat e ndërmarra janë ndërlidhur me qëllim të rrezikohet rendi kushtetues. Tregoi se kjo akuzë nuk është revanshizëm politik, por akt i tregimit të veprës dhe ruajtjes së të drejtës”,- ka thënë Ruskoska.
 
Fjalë përfundimtare duhet të japin 16 të akuzuarit, në mesin e të cilëve edhe ish drejtori i DBK-së, ministri Mitko Çavkov, të cilët ngarkohen se kanë bërë vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.