Maqedoni
Rasti “Monstra”, vazhdon gjykimi
04.02.2019 11:17
Në Gjykatën Penale në Shkup, vazhdon gjykimi për vrasjen e pesëfishtë afër liqenit të Smillkovës, më 12 prill të vitit 2012....

Rastin e udhëheq gjykatësi, Ognen Stavrev, dhe ndodhet në procedurë dëshmuese. Në seancën e kaluar u prezantuan dëshmitë e siguruara me masa të posaçme hetimore, por opinioni ishte përjashtuar. Rasti “Monstra” në shkurt të vitit të kaluar filloi prej fillimit, pasi që rastin e mori PSP-ja.
Për vrasjen e pesëfishtë afër liqenit të Smillkovës, më 12 prill 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari, Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i hoqi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit, Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm.
