Maqedoni

Klinika për Sëmundje Infektive: Regjistrohen 11 raste të reja nga fruthi

04.02.2019 11:45

Janë regjistruar 11 raste me fruth....

Pesë prej tyre janë kontrolluar dhe janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa gjashtë prej tyre janë mbajtur në Klinikën për sëmundje infektive.
 
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në ambulanca janë kontrolluar pesë pacientë, por ata janë lëshuar në shërim shtëpiak. Tani në Klinikën infektive janë hospitalizuar 26 pacientë me fruth, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të gjithë pacientët janë në gjendje të qëndrueshme. 
 
"Që nga shpallja e epidemisë më 2 janar, në pikat e vaksinimit në Shkup janë vaksinuar gjithsej 5.387 fëmijë",- thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, vetëm javën e kaluar janë regjistruar 52 raste të infektuar me fruth në Shkup, si dhe dy raste në Bogdanci. Ministria e Shëndetësisë thotë se mbeten në fuqi masat kundër epidemisë, pra ndalimi për t’i pranuar fëmijët e pavaksinuar në kopshte, të kufizohen vizitat në objektet shëndetësore, si dhe rekomandimet për të gjithë që nuk janë vaksinuar, këtë ta bëjnë sa më shpejtë.