Botë

Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë më 4 shtator

22.08.2014 14:33

Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, u shpreh se pavarësisht Serbisë që ka shënuar ngecje në këtë proces...

Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, u shpreh se pavarësisht Serbisë që ka shënuar ngecje në këtë proces, për shkak të dështimit në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, dialogu do të vazhdojë.

Zëvendëskryeministrja bëri të ditur se takimi për marrëveshjen e menaxhimit të integruar të kufirit do të mbahet në datën 4 shtator në Bruksel.

Në këtë takim do të diskutohet për ndërtesat e përkohshme në gjashtë pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri u shpreh se edhe pse Serbia ende nuk ka arritur të hapë negociatat me Bashkimin Evropian, dialogu i cili ka sjellë mjaft rezultate nuk do të kthehet sërish në pikën zero.