Maqedoni
Anëtarësimi në NATO, deputetët nga Maqedonia ftohen në Bruksel
04.02.2019 15:05
Një delegacion nga Kuvendi Republikan po qëndron në Bruksel me ftesë të sekretarit të parlamentit të NATO-s...

Një delegacion nga Kuvendi Republikan po qëndron në Bruksel me ftesë të sekretarit të parlamentit të NATO-s, për të zhvilluar takime në Shtabin e NATO-s dhe Shtabin Suprem të Forcave Aleate në Europë (SHAPE).
Në përbërje të delegacionit janë edhe anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisionit për Politikë të Jashtme, deputetët, Ilia Dimovski, Xhevat Ademi, Katerina Kuzmanovska, Shpresa Hadri, Vesel Memedi, Ilia Nikollovski, Harri Llokvenec, Afrim Gashi, Emil Dimitriev, Ane Lashkoska dhe Emilia Aleksandrova. Janë paraparë më shumë takime në selinë e NATO-s dhe ShAPE-s, ku pritet të shkëmbehen mendime rreth Ballkanit Perëndimor dhe aspiratave të rajonit për anëtarësim në NATO, marrëdhënieve NATO-Rusi, luftës kundër rrezikut hibrid dhe rezistencës në rritje.
Në kuadër të vizitës mbahet edhe tryeza e rrumbullakët, ku deputetët nga Maqedonia e Veriut do të diskutojnë me ambasadorët përfaqësues të NATO-s nga Sllovenia, Kroacia dhe Estonia rreth perspektivave nacionale për NATO-n dhe bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor. Programi është i orientuar drejt sigurimit të një kontrolli të hollësishëm në politikat dhe proceset e NATO-s dhe ShAPE, përfshirë edhe marrëdhëniet që Aleanca ka zhvilluar me partnerët e saj.
