Botë

SHBA-të vëzhgojnë demonstratat në Islamabad

22.08.2014 14:39

SHBA-të kanë thënë se janë duke i vëzhguar me kujdes demonstratat në Islamabad...

SHBA-të kanë thënë se janë duke i vëzhguar me kujdes demonstratat në Islamabad, ku protestuesit kanë okupuar disa zona ku gjenden ndërtesa qeveritare duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Në një deklaratë të datës 21 gusht, Ambasada amerikane në Islamabad iu ka kërkuar të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna, ndërsa ka sqaruar se Uashingtoni nuk është i përfshirë në diskutime në mes të palëve.

Deklarata është bërë pasi lideri opozitar, Imran Khan, i ka akuzuar SHBA-të se po ndërhyjnë në politikën e brendshme pakistaneze. Khan dhe lideri islamik opozitar, Tahir Ul Qadro, janë duke udhëhequr protesta të ndara që po mbahen në të njejtën kohë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Navaz Sharif.