Maqedoni

EVN, donacion aparat diagnostikimi të hershëm të dëmtimit të dëgjimit në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë

04.02.2019 19:08

Në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, EVN ka donuar një aparat diagnostikimi të hershëm të dëmtimit të dëgjimit tek foshnjat e porsalindura...

Deri më tani, për ekzaminim foshnjat duhej të dërgoheshin në Klinikën për Otorinolaringologji në Shkup. Këtë donacion EVN e realizoi në mbështetje të “Project HOPE” në Maqedoni.
 
“Aparati që sot po e donojmë është pajisje e detyrueshme e departamenteve neonatalogjike të Evropës Perëndimore dhe i njëjti është në pajtueshmëri të standardeve më të larta evropiane. Më e rëndësishmja për ne është që prindërit të cilëve ju lindin fëmijë në spitalin regjional në Kumanovë, ju largojmë një brengë gjatë periudhës më sensitive të jetës. Ata deri tani duhej të udhëtonin deri në Shkup për këtë lloj ekzaminimi, edhe atë pasi që të vërejnë probleme të dëgjimit te fëmijët e tyre. Falënderim të madh për “Project HOPE”, për atë që na udhëzuan se ku është e nevojshme ndihma jonë, por edhe për mbështetjen që na ofruan në realizimin e këtij donacioni”,- deklaroi kryetari i bordit drejtues të EVN - Maqedoni, Shtefan Peter. 
 
“Jetë cilësore do të thotë shëndet cilësor. Për arritje të këtij qëllimi, është e detyrueshme ndihma e të gjithë veprimtarëve të shoqërisë. EVN duhet të shërbejë si shembull pozitiv për kompanitë e sektorit privat me atë që e dalloi nevojën për donacion në shëndetësi. Por, nga “Project HOPE” janë ata që na ndihmuan të drejtohet në mënyrë të përshtatshme vullneti i mirë i donatorëve privatë. Jemi falënderues për mbështetjen e tyre shumëvjeçare të shëndetësisë maqedonase, ndërsa në dy vitet e fundit është e theksuar në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe foshnjave, gjë që për qeverinë tonë përfaqëson një nga kushtet primare”,- theksoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Duke falënderuar  EVN-në dhe “Project HOPE” për këtë donacion, drejtoresha në Spitalin e Përgjithshëm – Kumanovë, Snezhana Zaharieva, theksoi se në spitalin në Kumanovë kryhen mbi 1.300 lindje nga rajoni veri-lindor dhe më gjerë, andaj edhe është i mirëseardhur ky aparat për diagnostikimin e hershëm të dëgjimit tek foshnjat.
 
FATLUM AQIFI