Maqedoni
Policia e Pyjeve në protesta, kërkon marrëveshje të re kolektive
04.02.2019 19:23
Sindikata e Pavarur e Policisë së Pyjeve sot doli për të protestuar. Anëtarët kërkojnë një marrëveshje kolektive të re dhe respektimin e ligjit...

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Delçev Todev, theksoi se në fillim të vitit 2018 është marrë vendimi për nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive në seancën e Qeverisë, e cila do të zgjidhë problemet që Policia e Pyjeve është përballur deri më tani.
“Është parashikuar tashmë dhe do të përsëris për herë të tretë. Nga vendimi i qeverisë për këtë gjë është rënë dakord por kjo nuk zbatohet. Dhe për shkak se nuk është zbatuar, ne jemi kthyer në proces të gjykatës për dy vjet me radhë”,- deklaroi Goce Delçev Todev nga Sindikata e Pavarur e Policisë.
Nga Sindikata thonë se marrëveshja e re kolektive duhet të zgjidhë problemet e çështjeve të punonjësve, me anëtarët e policisë pyjore që marrin paga më të larta dhe të drejtë për stazh të beneficuar.
“Nëse paga mesatare në Republikën e Maqedonisë është 24 mijë denarë, polici pyjor merr 16 mijë e 800 denarë. Pra, ne nuk jemi as te ajo pagë mesatare”,- u shpreh kryetari i Policisë së Pavarur të Pyjore, Nikolla Gagoski.
Në Policinë e Pyjeve ka rreth 400 punonjës.
SEDAT SELIMI
