Maqedoni
Zaev për vizitë në Bullgari, bashkëpunimi dypalësh temë diskutimi
04.02.2019 19:37
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, po qëndron për vizitë në Bullgari, ku do të takohet me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov...

Të dy kryeministrat, siç njoftojnë nga Qeveria, do të diskutojnë për bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm, projekte në fushën e infrastrukturës dhe transportit, si dhe zbatimin e marrëveshjes për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim.
Në delegacion me kryeministrin janë edhe ministri i kulturës, Asaf Ademi, si dhe koordinatori kombëtar për kulturë, Robert Allagjozovski.
Gjatë vizitës, ministrat e kulturës të të dyja vendeve, Boil Banovo dhe Asaf Ademi, do të nënshkruajnë “Program për bashkëpunim në fushën e kulturës”, mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë.
