Botë

Vazhdojnë luftimet në rripin e Gazës

22.08.2014 14:41

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer 20 sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës derisa kanë vazhduar luftimet në ditën e tyre tretë...

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer 20 sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës derisa kanë vazhduar luftimet në ditën e tyre tretë, pas dështimit të bisedimeve indirekte mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt.

Personeli mjekësor në Gaza ka thënë se së paku 2 palestinezë janë vrarë gjatë sulmeve të reja ajrore izraelite. Këto raste nuk janë verifikuar nga burime të pavarura.

Gjatë kësaj jave, Hamasi e ka hedhur poshtë propozimin egjiptian për armëpushim sipas të cilit Izraeli do e hiqte gradualisht bllokadën ndaj Gazas, pa ndonjë përkushtim të paracaktuar. Ismail Haniyeh, zyrtar i lartë i Hamasit, ka thënë se ata nuk do të pranojnë asgjë tjetër pos fundit të bllokadës.

Tre zyrtarë të lartë të Hamasit janë vrarë dje gjatë sulmeve ajrore të Izraelit.