Maqedoni

MPB: grabitet një ekspoziturë e Hallk Bankës në Shkup

04.02.2019 21:04

Sot rreth orës 13:00 në rrugën Magjistralja e Adriatikut, autorë të panjohur kanë plaçkitur duke kërcënuar me armë kasafortën e ekspoziturës së Hallka Bankës...

Sot rreth orës 13:00 në rrugën Magjistralja e Adriatikut, autorë të panjohur kanë plaçkitur duke kërcënuar me armë kasafortën e ekspoziturës së Hallka Bankës, duke marrë një shumë të pacaktuar parash.

Siç bëjnë të ditur nga MPB, vjedhja në ekspoziturën e Hallk Bankës në rrugën për në Kaçanik drejt Vizbegut, është kryer nga pesë persona të armatosur të cilët kanë hyrë në bankë dhe i kanë kërcënuar të punësuarit, kanë marrë paratë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me automobilin, me të cilin kishin ardhur para se ta kryenin grabitjen.

MPB po ndërmerr masat për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit.