Maqedoni
Parashikimi i motit
05.02.2019 09:04
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme....

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesën lindore të vendit do të ketë periudha me diell. Do të fryjë edhe erë në drejtimin verior.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -1 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 3 deri 14 gradë celcius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit 5 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë 11 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës.
